Ne respekt te parimeve të se drejtes dhe ne reflektim te misionit tonë për denoncimin e abuzimit me detyren, INFOCIP ka vendosur të bëje publik rastin e shpërdorimit të simboleve zyrtare të Policisë së Shtetit nga vetë punonjësit e forcës policore.

 

Në datën 22 Tetor 2018, policja rrugore Anisa Zani është filmuar teksa pret gjoba për qytetarët në shkelje flagrante të Regullores së Policisë së Shtetit për mbajtjen e simboleve të saj në ushtrimin e detyrës nga punonjësi i policisë në shërbim.

 

Në rastin konkret ajo është filmuar teksa ndëshkon me gjobë qytetarin për mos-vendosje të supozuar të rripit ne mjetin e tij, teksa ajo vetë nuk ka të vendosura në uniformën e saj

  1. Emblemën e Policise së Shtetit
  2. Gradën e punonjësit të Policies se Shtetit
  3. Numrin identifikues të punonjësit të Policisë së Shtetit.

 

Nga dokumentimi audio-video konstatohet lehtësisht se policja Anisa Zani ka bërë shkelje flagrante të Rregullores së Policisë Shteti, konkretisht Neni 37 “Përdorimi i uniformës së Policisë”, miratuar me VKM nr.  750, datë 16.9.2015 (botuar në fletore zyrtare 167, dt 23 shtator 2015, link: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/167-2015.pdf )

 

Policja A. Zani mban të veshtur një uniforme e cila nuk ka shenjat dalluese të Policisë së Shtetit shqiptar, sikurse parashikohet në nenin 37, paragrafi 6, germa B. Konkretisht ajo ka hequr nga uniforma e Policisë së Shtetit të cilën mban të veshur:

  1. Emblemën e Policise së Shtetit
  2. Gradën e punonjësit të Policies se Shtetit
  3. Numrin identifikues të punonjësit të Policisë së Shtetit.

 

Të treja sa më sipër janë kërkesa të respektuara drejt nga kolegu i saj, polici Rodens Dosti, sikurse behet e qarte nga fotografia e publikuar.

foto me shigjeta ilustruese

 

INFOCIP e konsideron këtë shfaqje arbitrariteti dhe abuzivizmi nga e polices Anisa Zani, e cila turperon uniformen dhe simbolet e policise se shtetit.  INFOCIP konsideron se shfaqje te tilla kompromentojne besimin tek institucionet ligjzbatuese dhe ne aplikimin korrekt te ligjit.

 

Një punonjës policie që nuk respekton dot rregulleren e vet të punës, të miratuar nga Keshilli i Ministrave, nuk ka as moral e as te drejte t’u kërkojë zbatimin e rregullave qytetareve të zakonshëm.

 

INFOCIP i kerkon zyrtarisht organeve eprore te policise te nisin hetim disiplinor dhe aktivizojne dhe zbatimin e procedurave disiplinore dhe masave administrative që përmban KREU IV “PROCEDURAT PËR HETIMIN DISIPLINOR”, i Rregullores së Policë së Shtetit, per kete veprim te padenje te konstatuar ne veprimet e polices Anisa Zani.

 

 

Cfarë parashikon neni 37 i Rregullores së Policisë së Shtetit?

 

 

KREU IV KUSHTET E PUNËS/SHËRBIMIT

Neni 37

Përdorimi i uniformës së Policisë

  1. Përdorimi i uniformës përbën prezantimin publik të Policisë së Shtetit.
  2. Kanë të drejtë të përdorin dhe veshin uniformën e Policisë së Shtetit vetëm punonjësit e Policisë që kanë gradë policore.
  3. Përdorimi i rregullt i uniformës është detyrë e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit. Rregullat për mbajtjen dhe përdorimin e uniformës përcaktohen në procedurat standarde të punës.
  4. Si rregull, drejtorët e drejtorive qendrore, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë, drejtorët e strukturave vendore të kufirit dhe migracionit, shefat e komisariateve të Policisë, komandantët e strukturave të veçanta, shefat e stacioneve, komandantët e postave të Policisë, si dhe punonjësit e Policisë që zëvendësojnë punonjësit e sipërpërmendur, mbajnë uniformë policie gjatë kohës së punës/shërbimit.
  5. Në rast se punonjësit e strukturave qendrore dhe vendore për hetimin krimeve do të kryejnë detyra në publik pa uniformë policie, ata janë të detyruar të identifikohen si punonjës të Policisë së Shtetit, sipas rregullave të përcaktuara për këtë qëllim.
  6. Punonjësve të Policisë u ndalohet:
  7. a) të përdorin veshje policore të policive të vendeve të tjera;
  8. b) të heqin simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të Policisë, shenjat dalluese etj. nga uniformat që kanë në përdorim;
  9. c) të modifikojnë pjesë të veshjes policore; ç) të përdorin simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të Policisë, shenjat dalluese etj., të pa miratuara për veshjen policore.Shtetit, sipas rregullave të përcaktuara për këtë qëllim.
  10. Punonjësve të Policisë u ndalohet: a) të përdorin veshje policore të policive të vendeve të tjera;

 

police Anisa Zani

 

Ajo qe ben pershtypje te thelle, eshte fakti se policja Anisa Zani eshte promovuar disa here si imazh-simbol nga vete Policia e Shtetit. Por vete policja Anisa Zani i ka shperfilluar simbolet e forces policore dhe as nuk denjon ti ngjise ato ne uniforme. Nje shperfillje me kontrast kaq te thelle eshte e veshtire te gjendet ne historine e forces policore, me perjashtim te rasteve kur vete policet jane bere kriminele dhe kane shkelur betimin qe kane bere. Megjithate edhe ne keto raste, respekti formal per uniformen nuk eshte braktisur.

 

INFOCIP disponon deshmi nga efektive te tjere te forces policore se vetem per shkak te paraqitjes jo-estetike ne pune (mjeker e parruar, rroba te pa-pastra etj), policeve iu eshte pezulluar promocioni dhe gradimi. Ata jane ulur ne detyre dhe ka ceshtje qe kane perfunduar deri ne gjykaten administrative.

 

INFOCIP do te ndjeke me prioritet rastin ne fjale, me shpresen qe Rregullorja e Policise se Shtetit,  miratuar me VKM nr  750, datë 16.9.2015 , do te zbatohet po njesoj ndaj ketij rasti flagrant te abuzimit me detyren dhe shperdorimit te uniformes qe policja Anisa Zani eshte betuar ta nderoje deri ne sakrificen me te madhe.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim