Korçë më 25.07.2011

RAPORT

MBI  MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË KORÇË DATË 22.07.2011

 

Ditën e Premte më datë 22.07.2011 në orën 10.00 u hap mbledhja e Këshillit të Bashkisë Korçë. Mbledhja u zhvillua si gjithmonë në ambientet e Bibliotekës ‘Thimi Mitko’ Korçë e hapur për publikun.

Të pranishëm në mbledhje ishin 29 nga 35 këshilltarë gjithsej, përkatësisht :13 këshilltarë që i përkasin Partisë Socialiste përfshi këtu Kryetarin dhe Nën Kryetaren e Këshillit, 6 këshilltarë që i përkasin Partisë Demokratike, 2 Këshilltarë që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, 2 Këshilltarë që i përkasin Partisë Republikane, 1 këshilltar që i përket Partisë Social Demokrate, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokracia Sociale, 1 këshilltar që i përket Partisë Demokristiane, 1 këshilltar që i përket Partisë Ballit Kombëtar, 1 këshilltar që i përket Partisë Bashkimi Liberal Demokrat dhe 1 këshilltar që i përket Partisë për të Drejtat e Njeriut. Mungonin 2 këshilltarë të Partisë Socialiste dhe 4 këshilltarë të Partisë Demokratike.

Përsa i përket pjesëmarrjes së mediave të pranishme qenë 3 media televizive lokale përkatësisht Televizioni Publik ‘Korça’, Televizioni Privat ‘Maxhik Star’ dhe Televizioni Privat ‘Lobi’ .  Gjithashtu të pranishëm ishin dhe Kryetari i Bashkisë, Nënkryetari i Bashkisë dhe disa drejtorë të drejtorive të Bashkisë Korçë. Përsa i përket pjesëmarrjes së publikut të pranishëm qenë disa banorë të një ndërtese që u dogj të cilët kërkonin angazhimin e Bashkisë e për zgjidhjen e problemit të tyre.

Rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit të Bashkisë ishte si më poshtë vijon :

 

  1. Mbi dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-31 Korrik 2011 .
  2. Mbi strukturen e ndermarrjes se sherbimeve publike.
  3. Mbi miratimin e buxhetit të bashkisë dhe institucioneve të vartësisë për vitin 2011.

 

Në bazë të ligjit Nr.8652 datë 31.07.2000 neni 31 pika 7 “Mbledhja e këshillit  komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë  anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji. Pjesëmarrja e këshilltarëve për sa u përket miratimit të këtyre pikave ishte konform ligjit ndaj dhe mbledhja mund të zhvillohej.

Mbledhjen e çeli Kryetari i Këshillit z. Ilir Pendavinji i cili kërkoi të miratohej rendi i ditës së bashku me një shtesë e cila kishte të bënte me diskutimin per problematiken e krijuar pas renies te zjarrit ne nje pallat te Korces ne lagjen 6, ku u dogjen disa apartamente.

 

Votimi 29 vota pro, 0 kundër 0 abstenim.

 

Miratohet rendi i dites.

 

Kalohet në disktutimin per problematiken e banoreve te apartamenteve qe u dogjen nga zjarri. Banoret e pallatit shprehin shqetesimin e tyre lidhur me djegjen e pallatit, mos funksionimin e rrymes elektrike ne pallat, sigurimin e kushteve minimale te jeteses, ofrimin e nje vendi tjeter banimi, dhenien e nje ndihme ekonomike-financiare nga ana e Bashkise Korce,etj. Kryetari i Bashkise, keshilltaret solidarizohen me problemin e ketyre banoreve dhe zotohen se do ti ndihmojne keta banore me ndihma ne ushqime, veshje, si dhe me ndihmen financiare qe i lejon ligji keshillit bashkiak ne rastet e emergjencave civile.

 

________________________________________________________________

►Kalohet ne pikën e pare te rendit te dites  e cila eshte “Mbi dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1 – 31 Korrik  2011 ”.

 

Znj. Vasilika Petri shprehet se Komisioni eshte dakort me  materialin e ndihmes ekonomike per muajin Korrik 2011 dhe kalohet në votim.

Votimi 29 vota pro.0 kunder,0 abstenim

Miratohet pika e pare e rendit te dites.

________________________________________________________________

►Kalohet ne pikën e dyte e rendit te dites  e cila eshte “ Mbi strukturen dhe pagat e Ndermarrjes se Sherbimeve Publike te Bashkise Korce”

 

Ne fillim diskutohet nga keshilltaret (z.Ekonomi,z.Kote,z.Beqiri,z.Pandeli) se kush pike duhet te shqyrtohet ne fillim “Miratimi i struktures apo miratimi i buxhetit”.Mbas disktutimeve dhe sqarimeve ne fillim do te diskutohet struktura dhe pastaj buxheti.

Z.Ilia Jatagani (Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike) shprehet se eshte rritur ne menyre te ndjeshme siperfaqja e gjelber ne qytetin e Korces dhe per mirembajtjen e tyre kerkohet shtim ne fuqine punetore.

 

-Fjalen e merr z.Pellumb Beqiri (këshilltar i djathtë) i cili thotë se :

 

Do te doja qe kjo shtese e siperfaqes se gjelber te ishte reale sepse atje derdhet djersa e te gjithe taksapaguesve te qytetit tone. Perpara se ta miratoni kete material do te ishte mire qe ju si drejtori te na jepni nje normative te siperfaqes qe i takon cdo punetori, te percaktoni kohen ditore efektive qe jep cdo punetor ne pune, sa siperfaqe i takon cdo punonjesi per te mirembajtur dhe pastaj te vini ketu dhe te miratoni kete shtese punetore, pasi mund te dale qe me kaq shume siperfaqe te gjelber qe ju pretendoni qe eshte shtuar mund te duhen me shume se 12 punonjes per ta mirembajtur apo dhe me pak. Ju na keni sjelle nje numer qe jua a keni premtuar atyre punonjesve para fushates elektorale. Bejeni kete pune dhe pastaj na e sillni materialin perseri.Jam kunder logjikes qe perdor administrata e drejtorise perkatese.

 

-Fjalen e merr z.Olsi Ekonomi (kryetar i grupit të këshilltarëve të majtë)

 

Jam pro materialit sepse eshte rritur shume siperfaqja e gjelber e qytetit tone dhe duhet te rritet dhe numri i punonjesve qe i mirembajne ato. Ndermarrja e ka bere dhe normativen qe kerkoi parafolesi dhe ketu ka erdhur sot me nje material. Mbeshtesim propozimin e Ndermarrjes se Sherbimeve publike.

 

Diskutohet nga keshilltaret, z.Thanas Kote, znj.Jonela Spaho, z.Beqiri. z Premti, z. Niko Peleshi rreth kesaj pike duke dhene argumentat pro dhe kunder. Pika kalohet në votim.

 

Votimi 17 vota pro,8 kunder,0 abstenim.

Miratohet pika e dytë e rendit te dites.

 

►Kalohet ne pikën e trete e rendit te dites  e cila eshte “ Mbi miratimin e buxhetit te Bashkise dhe Institucioneve te Vartesise per vitin 2011.

 

-Fjalen e merr znj. Denada Tabaku (specialistja e Drejtorise se Finances) e cila jep disa sqarime të kërkuara nga këshilltarët në mbledhjen e kaluar konkretisht :

 

Pyetja e pare ka te beje me te ardhurat e trasheguara ku nje shume prej rreth 35 milion lekesh do te perdoret per te mbuluar investimet e planifikuara per vitin 2011. U kerkua dje ne komision se pse eshte marre kredia kur na ka mbetur kjo shume e pa harxhuar nga viti 2010 per vitin 2011. Keto te ardhura kane mbetur sepse tatimi per biznesin e vogel duhet te vilej deri me 20 janar 2011, por nje pjese e mire e ketyre te ardhurave u mblodhen brenda vitit 2010 dhe mbeten te pa perdorura.Gjithashtu dhe disbursimi i kredise per vitin 2011 u nda ne dy vite 2011 dhe 2012, kjo me nje shkrese te Ministrise se Financave. Per kete vit do te disbursohet nje shume prej 23 milion (duhej 55 milion) lekesh nga kredia dhe prandaj keto te ardhura te mbetura (35 milion) do te perdoren per te plotesuar kete kredi jo te plote per vitin 2011 per investime. Kjo eshte pergjigjja e pyetjes se pare.

 

-Fjalen e merr z.Pellumb Beqiri (këshilltar i djathtë)

Te ardhurat e trasheguara me duket se ishin rreth 88 milion lek nga viti 2010, nje shifer prej rreth 50 milion ishte e destinuar per investimet e berra ne 2010 dhe per te likujduar subjektet e ndryshme qe i kishin ofruar bashkise sherbime dhe qe nuk arriten dot te paguheshin ne 2010. Por ama mbetet nje shifer prej afro 35 milion lekesh e pa destinuar. Pra kredia qe morren ne per 2010 prej afro 45 milion lekesh nuk u perdor por paguam ama perqindjen tek banka per kete kredi ,me pak fjale dolem te humbur. Pse duhet te marrim kredi kur na mbeten te ardhura? Ketu e kam fjalen. Mos u perpiqni ta justifikoni, une ju pershendes per pergjigjen qe me dhate duke pare dhe pozicionin tuaj.

 

Diskutohet midis znj.Denada dhe z.Beqiri rreth kesaj pike,projekteve, 20 % te fondeve qe do te perdoren nga grandi i pakushtezuar per paga, sigurime shoqerore etj.

 

 

-Fjalen e merr z.Pellumb Beqiri i cili shtjellon arsyet se përse si nuk mund ta votojnë buxhetin si më poshtë vijon :

 

Pikerisht le te shohim ligjin 8652, nenin 18/2/a dhe 54/b te tij ku thuhet qarte qe te ardhurat e K.Qarkut sigurohen nga Grandi i Qeverise dhe nga kuota financiare e njesive vendore.Keshilli i Qarkut (institucion kushtetues) percakton vete kuoten financiare qe duhet te derdhin Komunat dhe Bashkite gjate vitit buxhetor ne kete institucion.Gjithashtu ne udhezimin nr 4 “ Per zbatimin e buxhetit te vitit 2011” te Ministrise se Financave thuhet e njejta gje,behet nje marreveshje midis Qarkut dhe njesive vendore dhe kjo marreveshje depozitohet ne Thesar dhe zbatohet hap pas hapi. Kjo kuote e miratuar nga Qarku eshte 3.5 % e te ardhurave te pritshme te Njesive Vendore per vitin 2011, por nga ana e ekzekutivit eshte vendosur nje shume prej 6 milion lekesh per kete ze, kur ne te vertete kjo shifer kap vetem 1.8% te ardhurave,pra ju e keni shkelur ligjin dhe Udhezimin  e sipercituar.Kerkojme zbatimin e ligjit duke u derdhur kuota prej 3.5 % te te ardhurave  qe realizohen ne vitin buxhetor ku jemi.Une jam kunder miratimit te Buxhetit nqse ju nuk beni ndryshimin perkates.

Nuk jam kunder projekteve te sjella nga ekzekutivi pasi Korca eshte qytet turistik por jam i mendimit  qe  mire do te ishte qe kur ekzekutivi konsultohet me grupet e qytetareve (buxhetimi me pjesemarrje) te beje projekte qe i takojne ketij qyteti dhe jo cfare me vjen ndermend sot tia them Kryetarit dhe ta bejme neser,psh projekti Skluptura e Molleve mendoj se nuk eshte mire qe te bejme skluptura  mollesh ne qytetin e Korces pasi molla eshte nje produkt rajonal,ka lidhje me fshatrat e Korces. Mund te ftohen fermere ne Korce dhe te ekspozojne produktet  e tyre bujqesore, panairet e ndryshme por jo te bejme skluptura. Nuk me duket serioze.Gjithashtu dua te shprehen dhe per Projektin “Skluptura e Parkut”. Kur u implementua ne fillim pati sukses ky projekt por tani me duket se u ngop sfungjeri. Nuk ka me nevoje parku per kete projekt. Keto vite jane bere me dhjetra skluptura. Ju lutem me mase, nuk shkon qe vit per vit te gdhenden gure, mjafton me nje simbol perfaqesuam dike. Pra jam i mendimit qe ato projekte qe gjejne vend ne jeten tone te mbeten te behen institucionale. Pra te kemi kujdes ne perzgjedhjen e ketyre projekteve.Pra per keto qe thashe une jam i detyruar te shpreh voten kundra te dy anetareve te komisionit te finances per kete pike.

-Fjalen e merr z.Olsi Ekonomi

Ai shprehet per te mirat e buxhetit te vitit 2011(ujla e shpenzimeve,thithja e investimeve te ndryshme, 120 projektet e ndryshme teper te mira te votuara dhe nga qytetaret ne zgjedhjet e 8 Majit.)

Per sa i perket Keshillit te Qarkut cfare do te ndodhe sipas arsyetimit te z.Beqiri nqse ky kontribut nuk do te ishte percaktuar 3.5 % por 70 %?Le te vendosim logjiken,ne kemi buxhetin tone dhe e percaktojme vete fondin qe i japim K.Qarkut.Cdo vit ne si Bashki e kemi derdhur kete fond.Akoma nuk kemi sot buxhet,qytetaret presin investimet e ndryshme ne qytet dhe ato pengohen nga mos miratimi i ketij materiali,sot punohet me 1 te 12.Ne emer te grupit kerkoj te miratohet ky buxhet.Gjithashtu le te shohim dhe nenin 111 te Kushtetutes se Shqiperise qe thote qe njesite e qeverisjes vendore jane persona juridike dhe kane buxhet te pavarur.Ky eshte boshti kryesor ligjor qe funksionon shteti jone.

Diskutohet nga keshilltaret (znj.Spaho, znj.Pupa  z.Glozheni, z.Beqiri, znj.Nikaj, z.Kajmaku, z.Ilia, znj.Bejko) rreth buxhetit (ngritja e nje cerdheje, licensimi i 400 bizneseve te vogla te palicensuara, pastrimi i qytetit, sporti, projektet kulturore, artistike, kontributi i Qarkut, skluptura e molleve, fondi per keshilltaret, ekonomizimi i energjise elektrike, llambat ekonomike, pastrimi, funksionimi i KRRT-se, antenat celulare ne pallate, ndotja akustike, problematika e kanalit te ujrave te zeza ne ish-NB Korca).

-Fjalen e merr z.Niko Peleshi (Kryetari i Bashkisë)

Dua tju ftoj qe ky buxhet te miratohet sot pasi jemi ne korrik dhe nuk mund ta leme qytetin pa te. Aktualisht punojme me 1 te 12 e buxhetit dhe kjo eshte e padrejte per te gjithe ne. Kemi rritje te buxhetit  me 180 % ne krahasim me 2007, kjo fale punes te bashkise. Kemi ulur fondin e pagave dhe shpenzimeve per sigurime shoqerore per administraten, ulje te shpenzimeve dhe rritje te investimeve.Grandi nga qeveria eshte zero.Kemi rritje te te ardhurave.Projektet shtohen cdo vit dhe jane pjese e vizionit tone per tu identifikuar si nje qytet i kultures, artit dhe turizmit.Kemi fituar cmimin e turizmit per vitin 2010 me festen e Birres.

Per sa i perket kontributit te Qarkut dua te them qe kur ata e miratuan kete shifer prej 3.5 % nuk me thirren ne ate mbledhje per te me pyetur nqse bashkia ka mundesite per te paguar kete vlere. Ne kemi paguar gjithmone kur te tjeret dhe sot nuk kane dhene asnje lek.Madje nga leket e dhena nuk eshte berre asnje investim ne qytetin e Korces por vetem ne Komuna.

Z.Peleshi jep mendimin e tij pozitiv per projektet qe ben Bashkia, sklupturen e parkut, sklupturen e molleve.Shprehet per informalitetin ku bashkia po ben te pamunderen per ta zvogeluar, pastrimi ne qytet do te permiresohet, varrezat e deshmoreve dhe publike ne vitin 2012 do te rregullohen, flet per te ardhurat e trasheguara te cilat e kane destinacionin per investime ne vitin 2011 apo te 2010-tes te paperfunduara, ndricimi alternativ ,landfildi i plehrave, antenat celulare,ndotja akustike dhe si përfundim kërkon që buxheti të votohet.

-Fjalen e merr z.Thanas Kote (këshilltar i dhjathtë) i cili shprehet se ne material nuk kemi prioritetet e investimeve per vitin 2011, preventivat perkatese, buxhetin afatmesem 2 vjecar, mos detajim te projekteve dhe pa këto nuk mund të votohet buxheti.

-Fjalen e merr z.Niko Peleshi i cili thotë se prioritetet jane miratuar nga keshilli  i meparshem. Disktutohet nga z.Filo,z.Kote,z.Grabocka,z.Peleshi rreth kesaj problematike.

 

-Fjalen e merr znj.Jonela Spaho (kryetare e grupit të këshilltarëve të djathtë) e cila shtjellojn arsyet e mosmiratimit të buxhetit nga këshilltarët e djathtë si më poshtë vijon :

Votimi jone do te jete teknik dhe jo politik. Ne si keshilltare te djathte konstatojme shkelje te ligjit, perkatesisht te ligjit 8652 dhe udhezimit nr 4 te Ministrise se Financave per sa i takon kontributit financiar (kuotes prej 3.5 %) per Keshillin e Qarkut. Ndryshoheni vleren qe ju keni parashikuar ne buxhet dhe ne do ta miratojme ate. Gjithashtu merrni parasysh dhe propozimet e tjera te ngriturar nga keshilltaret e djathte. Per kete material qe ne kemi perpara sot jemi kundra miratimit te tij. Beni ndryshimet dhe sugjerimet qe beme dhe pastaj e miratojme.

 

Diskutohet nga keshilltaret, kryetari i bashkise rreth kontributit te Keshillit te Qarkut.

Kalohet në ne votimin e materialit te sjelle nga ekzekutivi per miratimin e projekt buxhetit per vitin 2011.

 

 

Votimi 17 vota pro,4 kunder,3 abstenim

 

Nuk miratohet kjo pike pasi duhet shumica prej 18 keshilltaresh pro miratimit te saj.

 

Fjalën e merr z. Ilir Pendvinji Kryetari i Këshillit i cili e deklaron mbledhjen e mbyllur në orën 13.20.

 

 

Nga zyra e transparencës Qytetare Korçë morrën pjesë personat e mëposhtëm :

 

Aleksandër Dino

Ridvan MEcollari

Lumturie Zerezllari

Erget Cenolli

Pjerin Simo

Engjellushe Kosturi

 

Mbledhja e grupit të nga ana e team-leaderit u caktua në orën 9.00 në ambientet e Bibliotekës ‘Thimi Mitko’ Korçë gjysëm ore përpara orarit të caktuar për fillimin e mbledhjes të Këshillit të Bashkisë Korçë. Të gjithë anëtarët u paraqitën pa vonesa.

Gjatë takimit u ndanë detyrat në lidhje me vëzhgimin e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë dhe mledhjen e informacionit të nevojshëm për përpilimin e raportit.

Anëtarët e Zyrës së Transparencës Qytetare Korçë ishin të pranishëm gjatë gjithë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë.

Kryesisht ne nxjerrjen e konkluzioneve për përpilimin e raportit u përdorën shënimet e Pjerrinit dhe të Egertit si dhe informacioni i marrë nga sekretari i Këshillit të Bashkisë.

 

Pergatiti Raportin

Aleksander Dino,

Team Leader, ZTQ Korce

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim